Përdhunoi një grua në rrugë, tamponi gjen fajtorin 14 vite më vonë

14 vite më parë, përdhunoi në rrugët e Milanos një grua, e cila po shkonte në punë. Autori i krimit është identifikuar më në fund, falë ADN-së. Një algjerian 49-vjeçar, i cili ndodhet në burg që nga viti 2017 për disa krime të tjera, është identifikuar nga policia italiane si autori i një përdhunimi të ndodhur para shumë vitesh. Gjithçka u zbulua falë ADN-së së gjetur në disa cigare që u sekuestruan atëherë dhe tamponit që iu bë të burgosurit në burgun e San Vittores.

Ngjarja ka ndodhur në 20 gusht 2006, kur në 6 të mëngjesit, gruaja në fjalë u shfaq në spital e shokuar dhe tregoi se ishte sulmuar nga një burrë i panjohur, kur po shkonte në këmbë për në punë. Burri i ishte afruar duke e pyetur sa është ora dhe pasi i kishte zënë rrugën, i kishte mbyllur gojën dhe e kishte tërhequr në një zonë pa njerëz, ku e kishte përdhunuar nën kërcënimin se do ta godiste me tullë në kokë.

Në atë kohë nuk u arrit dot të identifikohej autori dhe hetimet ishin mbyllur. Deri në 30 nëntor 2020, 14 vite më vonë, kur pati një përputhje mes ADN-së së gjetur në atë kohë te cigaret me ADN-në e marrë nga tamponi i bërë së fundmi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?