Përdhunuan 14 vjeçaren e dehur me alkool dhe drogë, gjykata i ul dënimin 5 personave
“Viktima nuk e dinte se çfarë ishte dhe çfarë po bënte. Për pasojë ajo nuk kishte aftësi të pranonte apo të kundërshtonte marrëdhënien seksuale që kishte pasur me shumicën e të pandehurve”.
Kështu u shpreh një gjykatës në Gjykatën e Katalonjës, duke i ulur në këtë mënyrë dënimin pesë përdhunuesve të një vajze 14 vjeçare. Krimi është cilësuar si abuzim seksual dhe jo dhunim, çka ka bërë që të përfitojnë dy spanjollë, dy kubanë dhe një argjentinas.
Sipas ligjit spanjoll, krimi i përdhunimit ekziston vetëm në prani të forcës ose kërcënimit, ndërsa në këtë rast, vajza e mitur ishte në një “gjendje të pavetëdijshme” të shkaktuar nga alkooli dhe droga. Për këtë arsye nuk i rezistoi abuzuesve të saj .
Pesë nga gjashtë të pandehurit kanë marrë dënime mes 10 dhe 12 vite burg, shifër vërtetë e ulët në krahasim me 15-20 vitet që parashikohen në ligj për dhunën seksuale. Ndërkohë, i gjashti u lirua, vendim që është pritur me protesta nga populli spanjoll. Në rrugë kanë dalë shumë qytetarë, të cilët kërkojnë ruajtjen me fanatizëm të të drejtave të grave.
Kryetari i bashkisë së Barcelona, Ada Colau e dënoi dënimin si “një dënim të egër.” Unë nuk jam gjykatës dhe nuk e di sa vjet burg ata meritojnë, ajo që di është se nuk është abuzim, është një përdhunim “, shkroi ai në “Twitter”.
Ngjarje e rëndë ndodhi në vitin 2016. Vajza 14 vjeçare asokohe po merrte pjesë në një aheng në një fabrikë të braktisur në Manresa, një qytet në Kataloninë qendrore, kur, nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, ajo ndoqi një djalë drejt një ndërtese të izoluar, ku burra të tjerë po e prisnin.
Pasi e përdhunoi, i riu ftoi miqtë e tij të bënin të njëjtën gjë, duke e shtuar akoma dhe më shumë skandalin.