FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përdorimi i armëve kimike në Siri, SHBA s’përjashton sulmin ajror kundër Assadit

Shtëpia e Bardhë nuk përjashton mundësinë e një sulmi ajror kundër objektivave të regjimit sirian në përgjigje të sulmit të mundshëm kimik ndaj popullsisë në Duma.

“Nuk do të përjashtoja asnjë mundësi”, është përgjigjur për shtypin amerikan, Thomas Bossert, këshilltar i presidentit Donald Trump për sigurinë kombëtare dhe antiterrorizmin.

“Në këto momente jemi duke verifikuar sulmin”, ka thënë ai, duke shtuar se ai dhe pjesa tjetër e ekipit të sigurisë kombëtare janë në kontakt me Trumpin sa i takon mënyrës së një përgjigjeje të mundshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHBA së bashku me tetë vende të tjera anëtare të Këshillimit të Sigurimit në OKB, Britania e Madhe, Franca, Polonia, Holanda, Suedia, Kuvajti, Peruja dhe Bregu i Fildishtë, ka kërkuar një mbledhje urgjente, e cila pritet të mbahet sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?