FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përdornin identitete false, çifti amerikan grabisin sende me vlerë 1.2 mln dollarë nga Amazon

Një çift në Shtetet e Bashkuar rrezikon deri në 20 vite burg pasi kanë vjedhur sende me vlerë 1.2 milion dollar nga Amazon.

Vjedhja është kryer duke raportuar si të dëmtuara sendet e blera nga distributori online.

Erin dhe Leah Finan, 38 dhe 37 vjeç nga Indiana u shpallën fajtor për mashtrim dhe pastrim të parave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çifti përballet me gjoba deri në 500,000 dollar dhe 20 vite burgim. Dënimi i tyre jepet më datën 8 Nëntor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas një gazeta lokale, çifti kishte përdorur qindra identitete false online për të blerë sende elektronike nga Amazon ku si orë inteligjente nga Samsung, kamera GoPro dhe konsola Xbox, njofton PCW.

Çifti më pas kishte kontaktuar departamentin e kujdesit nga klientit duke raportuar se sendet kishin ardhut të dëmtuara ose nuk funksionin, dhe si rezultat Amazon kishte dërguar produkte të tjera falas.

Ato kishin shitur sendet tek një tjetër individ i cili rishiti ato tek një firmë në Nju Jork.

Tre të akuzuara u kapën pas një hetimi të kryer nga Shërbimi Hetimor i Postës Amerikane dhe Policisë së Indiana.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?