Përdoruesja e drogës merr në telefon policinë: Më mashtruan, më shitën sheqerin për kokainë
Policia në Irlandën Veriore ka mbetur pa fjalë nga denoncimi i një qytetareje.
Në fakt, qytetarja ishte një përdoruese droge e xhindosur sepse i kishin shitur sheqer në vend të kokainës.
Sipas asaj që ajo vetë rrëfeu, vajza i kishte paguar shpërndarësit të kokainës 230 euro, por në fakt kishte qenë duke blerë sheqer.
Të habitur nga situata në fjalë, oficerët e policisë bënë një postim në Facebook ku shpjegonin rastin.
Në postimin e tyre, ata tregonin se si kishte shkuar biseda.
Telefonata:
Telefonuesja: Më kanë mashtruar.
Policia: Ok ju kanë marrë para?
Telefonuesja: Po, pagova 230 euro dhe në vend të saj më dhanë sheqer ngjyrë kafe.
Policia: Ne vend të çfarë?
Telefonuesja: Të kokainës.
Duke vazhduar në kuadër të shakasë, në postimin e policisë thuhej gjithashtu:
Nëse ju ka mashtruar trafikuesi i drogës dhe doni që ta bëni të paguajë, telefononi në numrin 101.”
KOHA JONË SONDAZH

