Përfaqësuesit e 47 vendeve afrikane takohen për luftën e përbashkët kundër Ebolas
Në takimin e mbajtur me rastin e seancës së 64-ët nga Komiteti Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ministri i Shëndetësisë në Benin, Dorothee Akoko Kinde Gazard, në kuadër të objektivave të zhvillimit të mijëvjeçarit të OKB-së ka njoftuar se Afrika në 10 vitet e fundit veçanërisht në shëndetësi dhe në fusha të tjera ka bërë përmirësime të dukshme.
Por Gazard ka theksuar se pavarësisht këtyre zhvillimeve, për të forcuar sistemin shëndetësor dhe sigurinë universale shëndetësore duhet tërhequr vëmendja për nevojën e reformave të mëtejshme.
Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Afrikën Dr. Margaret Chan ka theksuar edhe njëherë rëndësinë e vëmendjes që duhet ndaj virusit Ebola në sistemin e shëndetësisë dhe zhvillimin social-ekonomik të vendeve.
Në mbledhjen e zhvilluar në kryeqytetin e Beninit në Kotonou është theksuar se nesër do të zgjidhet përfaqësuesi i ri që do të zëvendësojë Dr. Margaret Chan në Organizatën Botërore të Shëndetësisë për Afrikën. Mbledhja do të përfundojë ditën e premte.