Përfundimi i urës së re, simbol shprese për Italinë

Në ditën e 14-të të çdo muaji, disa nga të afërmit e atyre që vdiqën në shembjen e urës Morandi në Genoa, vendosin lule në parmakët pranë vendit të katastrofës.

Sot qyteti bregdetar italian inauguroi strukturën e re në një ceremoni të drejtuar nga kryeminsitri Giuseppe Conte, pasi blloku i fundit pre 44-metrash u vendos në vend. Vetë ura pritet të hapet për trafikun në korrik.

Puna e rindërtimit nisi në gusht 2019 pas pas shkatërrimit dhe spastrimit të pjesëve të mbetura nga shembja. Por inaugurimi vjen në një moment të rrallë, që simbolizon shpresë në vendin ku rreth 27,000 njerëz u shuan nga pandemia e koronavirusit.

“Genoa është një model për Italinë. Ajo na mëson se akti më i madh i dashurisë është kur bashkohemi për të rinisur së bashku. Genoa reflekton dritën që i jep shpresë të gjithë Italisë”.

SHKARKO APP