Përgatitet për varrimin e tij, britaniku “sfidon” kancerin me vaj kanabisi

Duncan McGunnigle u përgatit jo vetëm shpirtërisht për të ikur nga kjo jetë, por bëri edhe të gjitha përgatitjet për varrimin e tij, duke mbuluar edhe shpenzimet. Fundja mjekët i kishin dhënë fare pak kohë për të jetuar. Ai vuante nga kanceri dhe priste që të vdiste në fund të muajit Prill, pasi mjekët i thanë se kishte vetëm 6 javë jetë.

52-vjeçari u kujdes për të gjitha detajet e varrimit të tij, madje u martua edhe me partneren e tij prej 24-vjetësh, që të mos kishte asnjë pishman në jetë. Duncan kishte luftuar me kancerin e lëkurës për 5 vjet dhe kur mori vesh se e kishte humbur, nisi të marrë vaj kanabisi, si një përpjekje e fundit. 52-vjeçari nga Paisley, Renfrewshire e mori vajin e kanabisit nga disa miqtë e tij që ia sollën nga Holanda.

Ai nisi ta përdorte dhe jo vetëm që nuk vdiq pas 6 javësh siç kishin parashikuar mjekët, por që nga ajo kohë kanë kaluar 5 muaj. Duncan beson se ishte pikërisht vaji i kanabisit që e mbajti në jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kisha lexuar për lajme jashtë vendit që një prej vajrave të kanabisit mund të kuronte kancer, ndaj shpresoj që kur të shkoj për të bërë skanerin e radhës të marr lajme të mira”, tha 52-vjeçari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vaji i kanabisit i njohur edhe me emrin kanabidiol (CBD) mund të blihet nëpër farmaci në Britaninë e Madhe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?