Përgjigjet SHBA: S’jemi të detyruar të zgjedhim mes Gylenit dhe Erdoganit

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) deklaroi se nuk është e nevojshme të bëhet zgjedhje ndërmjet Gylenit dhe Turqisë, shkruan gazeta turke ‘Sozcu’.

Gjatë një mitingu Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan ka deklaruar se herët a vonë Amerika duhet të bëjë një zgjedhje midis Turqisë ose Gylenit.

Por zëdhënsja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Elizabeth Trudeau gjatë një konference për media në lidhje me këtë çështje tha “ne, në lidhje me ekstradimin do të vazhdojmë sipas procedurave kushtetuese. Kjo nuk ka lidhje me marrëdhëniet e mira që kemi me Turqinë. Nuk ka një situatë që duhet të zgjedhim midis Turqisë dhe Gylenit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?