Përjetoi sulm paniku, studentja 19-vjeçare hidhet nga aeroplani
Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë një udhëtimi në Madagaskar. Alana Cutland, studente 19-vjecare hapi derën e aeroplanit dhe u hodh, duke i dhënë fund jetës.
Ajo ra nga një lartësi mbi 1 mijë metra. Hetuesit thanë se studentja pësoi pesë “sulme paniku” ndërsa ishte në udhëtimin hulumtues për specien e rrallë të gaforreve, të cilin ajo e financoi vetë.
Alana pati disa momente debati me pasagjerin Ruth Johnson, i cili tentoi ta mbante në aeroplan për disa minuta. Por policët vendas thanë se 19-vjeçarja arriti të çlirohej dhe të hidhej mbi ishullin parajsë të Oqeanit Indian.
Policët dhe vendasit janë përpjekur të gjejnë trupin e saj në rajonin e largët Analalava, por kanë frikë se nuk do ta gjejnë kurrë atë për shkak të vendndodhjes së largët.