FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Silvio Berlusconit, mjekët thirrje urgjente: Mos lëviz dhe mos bëj asnjë aktivitet fizik!

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, vijon të ketë probleme me shëndetin, edhe pasi arriti të mposhtë koronavirusin, pas një beteje të gjatë pozitiviteti.

Mediet fqinje raportojnë se ditët e fundit gjendja shëndetësore e Berlusconit është përkeqësuar ndjeshëm, ndaj dhe mjekët i kanë këshilluar që të mos lëvizë nga shtëpia.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i ish-kryeministrit, Federico Cecconi, gjatë seancës së fundit gjyqësore për procesin “Ruby ter”, teksa ka deklaruar se mjekët i kanë rekomanduar “pushim absolut në shtëpi, për të mos lëvizur dhe për të mos kryer aktivitete fizike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?