Përkujtohet 100 vjetori i genocidit otoman, masakra ndaj armenëve jo njerëzore

Armenia ka përkujtuar 100-vjetorin e vrasjes masive të armenëve nga turqit otomanë gjatë Luftës së Parë Botërore.

Në vend janë mbajtur ceremoni të ndryshme, në të cilat kanë marrë pjese jo vetëm personalitete të politikës vendase, por edhe asaj ndërkombëtare.

Në Armeni ishin të pranishëm delegacione nga Franca, Rusia, Serbia dhe Qipro. Presidenti i Armenisë, Serzh Sargsyan u shpreh:

“Njohja e gjenocidit nga bota nuk është një homazh për popullin armen apo martirët tanë, por është një triumf i ndërgjegjes së njeriut dhe drejtësisë mbi intolerancën dhe urrejtjen”.

I pranishëm në ceremoni, Presidenti francez François Hollande tha se ligji i miratuar nga Franca në 2001 mbi njohjen e vrasjeve si genocid ishte “një akt i vërtetë.”

“Franca lufton kundër nihilizmit, revizionizmit dhe fshehjeve të provave, sepse të injorosh atë që ka ndodhur në histori, është një përsëritje masakre”.

Kurse për presidentin rus Vladimir putin është shumë shqetësues aktualiteti me lindjen e grupeve ektremiste në pjesë të ndryshme të botës.

Ai tha se duhet të shohim me optimizëm të ardhmen dhe të besojmë tek idealet si miqësia, mirësia dhe respekti ndaj njëri-tjetrit.

Armenia thotë se turqit kanë vrarë rreth 1.5 milionë armene gjatë Luftës së Parë Botërore, duke e quajtur genocid, një term i përdorur edhe nga Papa Françesku.

Por Turqia jo vetëm që refuzon përdorimin e një termi të tillë, por krikoi bergolion menjëherë pas dekalratës, duke e quajtur pjesë e klanit të së keqes.

Ndërkaq, autoritetet turke pranojnë vrasjen, por kursesi të kenë bërë genocid në Armeni.

Teksa Europa e njeh genocidin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës refuzojnë përdorimin e termit për të mos cënuar marëdhenien delikate me Turqinë.

SHKARKO APP