Përleshja në Kumanovë bllokon autostradën Shkup-Beograd

­5 efektivë policie kanë mbetur të plagosur nga përplasja me armë në Kumanovë. Policët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Plagosja e efektivëve të policisë nuk konfirmohet ende zyrtarisht.

Ndërkohë të gjitha hyrje­daljet në qytet janë bllokuar nga policia. Për shkak të përplasjes është bllokuar autostrada që lidh Shkupin me Beogradin. Kjo autostradë lidh Maqedoninë me bullgarinë dhe Greqinë. Bllokimi i autostradës ka shkaktuar kaos në qarkullim. Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 5:00 të mëngjesit të sotëm në qytetin e Kumanovës. Mediat në Maqedoni raportojnë se banorët e disa zonave kanë informuar për të shtënat e fuqishme, ndërkohë në lagjen e njohur të “Trimave” ka forca të mëdha policore.

Pas të shtënave me armë në qytet ka pasur forca të mëdha policore si dhe lëvizje të helikopterëve, ndërkohë që ende nuk ka reagim nga autoritetet për ngjarjen. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për të shtëna nga individë apo për operacion nga policia. Ndërkohë, sipas zhurnal, mësohet se mijëra banorë të fshatin Hotël janë në shtetërrethim të plotë nga forcat speciale maqedonase.

Të gjitha hyrjet dhe daljet në këtë fshat janë të bllokuara. Sipas informacioneve jozyrtare bwhet e ditur se aksioni policor po zgjerohet në komunën e Likovës duke filluar nga fshati Hotël. 

SHKARKO APP