Përleshje mes të burgosurve, godasin njëri-tjetrin më këmbët e tavolinave e karrigeve
Dy grupe të burgosurish janë përplasur me njëri-tjetrin në burgun e Bolonjës në Dozza.
Në sherr janë përfshirë rreth 10-15 të burgosur me shtetësi të huaj. Ata kanë përdorur për të goditur njëri-tjetrin edhe këmbët e tavoliave dhe karrigeve.
Përplasja mes të burgosurve pasditen e së enjtes është neutralizuar nga policia.
“Çështja e sigurisë brenda burgjeve duhet të shqyrtohet menjëherë dhe të trajtohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Shteti duhet të garantojë sigurinë e nënpunësve si dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre,”-tha sekretari i përgjithshëm i burgut të Bolonjës, Domenico Maldarizzi.
KOHA JONË SONDAZH

