Përleshje në parlamentin e Turqisë – Video
Në parlamentin e Turqisë, gjatë debatit për kompetencat e reja kushtetuese për presidentin, ka ndodhur një përleshje mes deputetëve. Përleshja nisi pasi deputetja e partisë së koalicionit Drejtësi dhe Zhvillim Fatma Kaplan u përpoq të filmonte votimin me celular.
Kjo nuk u pëlqeu opozitarëve dhe nisën problemet mes tyre. Me ndërrimet kushtetuese zgjerohen kompetencat e presidentit dhe me to, Rexhep Taip Erdogan mund të emërojë e shkarkojë ministra, të zgjedhë udhëheqjen e partisë dhe të kandidohet edhe dy herë nga pesë vjet si kryetar i shtetit.
Për ndryshimin e Kushtetutës duhet përkrahja e së paku 330 deputetëve nga 550 sa ka në Kuvend.
KOHA JONË SONDAZH

