Përleshje për ndihmat në Venezuelë: 2 të vrarë, disa të plagosur

Së paku dy persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur gjatë përleshjeve të së premtes, 22 shkurt, mes ushtrisë venezueliane dhe banorëve në kufirin jugor të vendit.

Shkak për incidentin u bë një komunitet indigjenësh të cilët provuan të pengojnë një makinë ushtarake që po kërkonte të bllokonte kufirin me Brazilin dhe kalimin e ndihmave humanitare në vend, por ushtria reagoi duke hapur zjarr ndaj të pranishmëve.

SHBA-të, por edhe Kombet e Bashkuara, e dënuan sulmin dhe apeluan autoritetet që të shmangin përdorimin e armëve vdekjeprurëse ndaj demonstruesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti famëkeq, Nikola Maduro, deklaroi në orët pas incidentit se përveç kufirit me Brazilin do të mbyllen pjesërisht edhe pikat kufitare me Kolumbinë, ku rivali i tij direkt, kryeparlamentari dhe presidenti i vetëshpallur Huan Guaido, po qëndron me synimin për të mbledhur ndihma ushqimore dhe mjekësore nga vendet mike për t’ua shpërndarë popullatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të premten, ai u shfaq përkrah presidentit kolumbian dhe atij kilian për të treguar se vendi përballet me një krizë reale ku raftet e supermarkeve jane boshatisur, se populli po ushqehet me triska dhe se spitalet nuk kanë as ilaçet më të thjeshta.

Në dy anët e kufirit Venezuelë-Brazil, më pak se 300 metra larg njëri-tjetrit, u mbajtën dy koncerte, njëri pro presidentit Maduro dhe tjetri në mbështetje të kauzave të opozitës.

Në këtë të fundit 35 artistë po shpresojnë të mbledhin 100 milionë dollarë që do të përdoren për të blerë ushqime dhe medikamente për popullin venezualian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?