Përloti botën, shërohet infermierja italiane e ‘fotos simbol’ në luftën kundër koronavirusit

Shërohet nga koronavirusi infermierja italiane e cila tre javë më parë u bë simbol në luftën kundër COVID-19. Fotoja e Elenas, e cila punonte në spitalin e Cremona, me  koken mbeshtetur mbi një tastjerë kompjuteri ende e veshur me doreza, këmishën e punës bëri xhiron e botës duke i përlotur të gjithë.

Pesë ditë më vonë pas kësaj foto infermierja 43 vjecare rezultoi positive ndaj testit të koronavirusit. Por sot 17 ditë më pas ajo është shëruar. Lajmin e ka dhënë spitali ku qëndronte e shtuar Elena duke thënë se ajo është shumë mirë dhe analizat i kanë dalë negative.

“Jam shumë mirë, falë Zotin nuk kam as një lloj shqetësimi, mezi po pres të kthehem tek kolegët e mi dhe profesioni im që e adhuroj”- ka thënë infermierja 43-vjecare për mëdiat.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fotoja e Elenës, është një shkrepje nga jeta reale, është impenjim dhe sakrificë dhe ka prekur zemrat e të gjithëve. Është një foto që portretizon dashurinë për jetën dhe përpjekja për ta mbrojtur atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një foto shfaqet i gjithë njerëzimi i kësaj gruaje. Faleminderit, faleminderit atyre që nuk heqin dorë kurrë”- shkruan në Facebook ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio pas lajmit të shërimit të Elenas, duke postuar dhe foton.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?