Përmbytet Greqia, qielli bëhet i kuq

Një person humbi jetën dhe dhjetëra shtëpi u përmbytën si pasojë e reshjeve të dendura dhe erërave të forta që goditën Greqinë. Shërbimet zjarrfikëse njoftuan se kishin marrë qindra telefonata për të shpëtuar qytetarë të bllokuar dhe për pastrimin e rrugëve nga pemët e rëna. Autoritetet ndaluan disa tragete të niseshin nga porti i Porti i Pireut pranë Athinës drejt ishujve grekë. Në ishullin mesdhetar të Kretës, qielli mori një ngjyrë portokalli të frikshme të mërkurën, ndërsa erëra të forta sollën pluhur nga Afrika e Veriut, duke ndërprerë fluturimet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?