Përmbytje dhe kaos, çahen rrugët në Greqi
Pjesa më e madhe e territorit të Greqisë është përfshirë nga moti i keq, i njohur si stuhia “Ballos”. Në Evia është zhdukur një i moshuar, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur në qiell të hapur.
Athina, Korfuzi, Itaka, Kreta, por edhe shumë zona të tjera janë në pushtetin e rrebesheve që janë sjellë përmbytje dhe kaos. Shumë shtëpi janë nën ujë, në disa qytete rrugët janë çarë, ndërsa në Selanik një autobus u “gëlltit” nga një gropë që u hap.
Moti i keq pritet që të vazhdojë edhe në dy ditët në vazhdim.