Përmbytje katastrofike në Hjuston, stuhia më e madhe në historinë e Teksasit (VIDEO)
Qyteti pritet të ketë reshjet e tërë vitit brenda një jave. Qindra rrugë janë mbyllur në të gjithë qytetin, spitalet janë evakuuar dhe mijëra njerëz janë pa energji elektrike.
Ka pasur një raund të ri mbylljesh shkollash dhe të gjitha operacionet komerciale të fluturimit nga dy aeroportet kryesore të qytetit janë ndalur deri në një njoftim të mëtejshëm, pasi pistat janë përmbytur plotësisht. Deri në 2,000 njerëz janë shpëtuar nga përmbytjet brenda dhe përreth Houston, pasi stuhia tropikale “Harvey” vazhdon të godasë Teksasin me shira të fortë. Helikopterët po përdoren për të marrë njerëzit nga çatitë.
Guvernatori i Teksasit Greg Abbott i tha medias se nuk mund të konfirmonte raportet për disa vdekje të lidhura me stuhinë.