Përmbytje në Majorka, rryma e ujit rrëmben taksinë, vdes çifti

Të paktën 5 persona kanë vdekur pasi përmbytjet përfshinë ishullin spanjoll të Majorca gjatë natës. Në mesin e të vdekurve ishte një çift britanik që u gjetën të vdekur brenda një taksie.

Ata po udhëtonin me automjet nëpër  qytetin e Sant Llorenc des Cardassar rreth orës 8 të mbrëmjes së të martës kur një lumë aty afër doli nga shtrati dhe ‘rrëmbeu’ automjetin.

Gjithashtu shoferi i taksisë është në mes personave të zhdukur. Taksisti punonte për Radio Taxi Cala Millor, që konfirmoi dy vdekjet dhe zhdukjen e shoferit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një zëdhënëse e shërbimeve emergjente tha: “Pesë vetë duke përfshirë dy shtetas britanikë kanë vdekur.Viktimat britanike po udhëtonin në një taksi që u ‘rrëmbye’ nga përmbytjet e mëdha. Trupat e tyre u gjetën brenda automjetit.” Ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?