Përmbytjet në Mallorca, Nadal ofron strehim për të mbijetuarit
Tenisti spanjoll, Rafael Nadal është një nga qytetarët e shumtë të Mallorcas, të cilët kanë ofruar ndihmë në përpjekjet për të evakuar njerëzit nga komuna e Sant Llorencit.
Mbeturinat kanë pushtuar zonën, pas përmbytjeve të ditëve të fundit dhe Nadal ka ofruar ambientet e qendrës së tij sportive në Manacor për të gjithë ata që kanë nevojë për strehim.
“Ne ofrojmë qendrën sportive Rafa Nadal dhe sallat e Akademisë Rafa Nadal për të gjithë ata që preken dhe që kanë nevojë për strehim“, tha spanjolli në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

