Përplasen dy avionë në pistën e aeroportit në Heathrow, njëri prej tyre ishte plot me pasagjerë.

Një aeroplan i Virgin Atlantic u përplas me një avion të British Airways në aeroportin Heathrow, duke shkaktuar një reagim të madh të shërbimit emergjent. Aeroplani bosh Virgin 787 po tërhiqej në Terminalin 3 kur preu krahun e aeroplanit të pasagjerëve BA Airbus A350, kanë thënë dëshmitarët.

Është raportuar se avioni ishte plot me pasagjerë dhe ishte nisur për në Akra, por British Airways ende nuk e ka konfirmuar. Në vendngjarje kanë shkuar të paktën pesë zjarrfikëse, ndërsa Dega e Hetimit të Aksidenteve Ajrore ka marrë po punon për zbardhjen e incidentit.

Të dy avionët po lëviznin me shpejtësi të ulët dhe nuk ka raportime për të lënduar. Avioni është nxjerrë jashtë shërbimit dhe ekipet inxhinierike po kryejnë kontrolle të mirëmbajtjes në të, shtoi linja ajrore. Programi fluturues i Virgin Atlantic nuk është ndërprerë nga incidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?