Përplasi për vdekje të moshuarën dhe i plagosi të bijën me makinën e vjedhur, dorëzohet shqiptari

Një 44-vjeçar shqiptar është dorëzuar sot në policinë italiane pasi akuzohet se ka shkaktuar një aksident automobilistike. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Laçhiarella të Milanos.

Nga aksidenti i rëndë fatkeqësisht humbi jetën një 73-vjeçare, ndërsa vajza e saj 45-vjeçare mbeti e plagosur. ‘Ansa’ shkruan se fill pas aksidentit shqiptari ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Ky i fundit akuzohet se është person me precedentë penale, pasi akuzohet për vjedhje makinash.

Ai u paraqit rreth orësh 12:00 në komisariatin e Assago-s, ndërsa akuzohet për vrasje në rrugë, largim nga vendi i ngjarjes si dhe vjedhje, pasi mjeti me të cilin udhëtonte, një ‘BMW 325’, rezultonte e vjedhur më 28 mars të vitit të kaluar në Trenzano (Brescia). Po ashtu bëhet e ditur se hetuesit kishin mbledhur disa prova që ‘fundosin’ shqiptarin, që nga gjurmët e gjakut e deri tek fijet e flokut. Gjatë marrjes në pyetje, karabinierët kanë dëgjuar versionin e tij për ngjarjen. Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, të jetë pjesë e një bande të hajdutëve të makinave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?