Përplasja e anijeve në mesnatë. Erdogan ‘kërcënon’ Greqinë

Pas incidentit që ndodhi mbrëmë në mesnatë mes anijeve greke dhe turke, të cilat u përplasën me njëra-tjetrën, Presidenti i Turqisë, Erdogan paralajmëroi Greqinë të mos ndërmarrë veprime të gabuara.

“Paralajmërojmë ata që janë përtej kufijve në Qipro dhe në Egje që të mos ndërmarrin veprime të gabuar”,- u shpreh ditwn e sotme, Presidenti Erdogan.

Shtypi grek e ka konsideruar kërcënim dekaratën e Presidentit turk. Ndërkohë, nga zyrtarët grekë nuk ka ende asnjë reagim për tensionet në detin Egje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesnatë, në ishullin Imia një anije e Gardës Bregdetare turke përplasi skafin e Rojes Bregdetare greke duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Shtypi grek e konsideron të qëllimshëm këtë veprim, dhe sipas tyre, tensionet vazhduan me shkeljet e hapësirës ajrore të Greqisë nga avionë dhe helikopterë të Turqisë që kryen stërvitje ushtarake. Ishulli Imia ku ndodhi incidenti, është i ndarë në dy territore mes Turqisë dhe Greqisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?