Përplasja e avionit në Afganistan, ushtria e ShBA konfirmon se është i tyre
Bota E Hënë, 27 Janar 2020 20:47
Disa orë pas rrëzimit të avionit E-11 A në Afganistan, Departamenti i Mbrojtjes amerikane konfirmuan se avioni i përkiste atyre.
Sipas agjencisë AFP, Pentagoni ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet nga talebanët se ishin ata që e sulmuan.
Një zëdhënës nga ushtria amerikane deklaroi se përplasja e saj nuk erdhi si pasojë e një sulmi armik.
Tashmë, autoritetet janë duke kryer hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.