Përplasja e avionit në Kubë, gjendet një nga kutitë e zeza

Zyrtarët kubanë thonë se kanë gjetur në “gjendje të mirë” një nga dy kutitë e zeza nga një avion që u rrëzua pranë Havanës, duke vrarë më shumë se 100 vetë.

Ministri i Transportit Adel Yzquierdo thotë se shpreson që pajisja e dytë të gjendet së shpejti. Boeing 737, i cili kishte pothuajse 40 vjet që ishte ndërtuar, mbante 105 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord.

Tre gra janë nxjerrë të gjalla nga rrënojat afër aeroportit të Havanës. Thuhet se ato janë në një gjendje kritike. Dy ditë zie kombëtare nisën të shtunën në Kinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përplasja është katastrofa më e rëndë ajrore e Kubës në dekada. Shumica e udhëtarëve të vrarë besohet të jenë kubanë, ndonëse raportet thonë se pesë të huaj dhe një ekuipazh meksikan prej gjashtë personash ishin gjithashtu në bord.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria e Argjentinës tha se dy nga shtetasit e saj – turistët Dora Beatriz Cifuentes dhe Oscar Hugo Almaras, ishin midis të vdekurve.

Të afërmit e viktimave kanë filluar të mbërrijnë në Havanë për të ndihmuar në identifikimin e të ndjerëve. Autoritetet kubane nuk planifikojnë të japin listën e plotë të 108 të vdekurve derisa të gjitha familjet e viktimave të jenë njoftuar.

Boeing 737-201 u rrëzua të premten, në orën 12:08, menjëherë pas largimit nga Havana në një fluturim të brendshëm në Holguín. Është shumë herët të thuhet se çfarë e shkaktoi aksidentin, por dëshmitarët okularë në terren thanë se avioni shpërtheu në flakë përpara se të binte në një fushë afër një zone të pyllëzuar afër aeroportit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?