Përplasja fatale gjatë uljes, dy helikopterë policie shkatërrohen plotësisht (VIDEO)

Ky është momenti kur dy helikopterë të policisë u shkatërruan plotësisht duke plagosur pesë oficerë dhe një civil në Kaliforni kur u përplasën helikat e tyre.

Incidenti ndodhi në nëntor 2012 në stacionin e helikopterëve në Departamentin e Policisë Pasadena, në kohën kur një helikopter po fluturonte dhe një tjetër po përgatitej për fluturim.

Kamerat e sigurisë tregojnë momentin e rrëzimit të tmerrshëm që u publikua kohët e fundit duke treguar momentet që çuan në përplasjen mes tyre. Helikopteri Bell OH-58 është parë duke tërhequr në jastëk nga tre burra, ndërsa piloti përgatitet për ngritje,

Swiss Digital Desktop Reklama

Por në atë moment një tjetër Bell OH-58 po kthehet në pistë por helikat e helikopterit që po ulej godasin helikopterin e parë duke shkaktuar një incident të frikshëm. Të dy helikopterët u shkatërruan duke lënë mbeturina të shpërndara nëpër pistë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?