Përplasje gjatë protestave në Shkup,kërkohet dorëheqja e Gruevskit

 

Policia maqedonase përdori gazin lotsjellës dhe “topat e ujit” për të shpërndarë rreth dy mijë protestues në Shkup që po kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski.

Maqedoni- Ministria e Brendshme tha se të paktën dhjetë pjesëtarë të policisë janë lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit që ndezën zjarre dhe hodhën gurë dhe vezë mbi ndërtesën e qeverisë në Shkup. Tash për tash nuk ka të dhëna për numrin e protestuesve të lënduar dhe të arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Protestat shpërthyen të martën në mbrëmje para selisë së qeverisë, pas publikimit nga opozita të bisedave të përgjuara të zyrtarëve qeveritarë lidhur me vrasjen e një të riu maqedonas, para katër vjetësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të martën opozita e drejtuar nga Zoran Zaev publikoi biseda të përgjuara të Ministres së Brendshme Gordana Jankullovska me drejtorin e Shërbimit Sekret, me shefin e kabinetit të kryeministrit si dhe me vetë kryeministrin Nikolla Gruevski, për mbulimin e gjurmëve të vrasjes së të riut Martin Neshkovski nga një ish-truprojë e kryeministrit, gjatë një tubimi të partisë VMRO-DPMNE në Shkup.

Rasti në atë kohë pat nxitur mjaft protesta, ndërkohë që autoritetet dhe mjetet e informimit të afërta me pushtetin nuk raportonin ose njoftonin fare pak mbi mënyrën se si kishte humbur jetën 21 vjeçari maqedonas.

Pretendimet e udhëheqësit të opozitës janë kundërshtuar nga partia e kryeministrit, Nikolla Gruevski, VMRO DPMNE, e cila sërish e akuzoi zotin Zaev për destabilizim të vendit.

Në protestën e së martës mbrëma morën pjesë pjesëtarë të të gjitha komuniteteve, ndërsa veçohet për herë të parë valëvitja së bashku e flamurit shtetëror maqedonas dhe atij shqiptar./voa/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?