Përplasje mes ushtrisë dhe militantëve në Pakistan, raportohen viktima

Të paktën 4 ushtarë pakistanezë u vranë gjatë një përplasje me militantët në rajonin veriperëndimor të Vaziristan afër kufirit afgan.

Militantët hapën zjarr në postblloqet ushtarake në zonën Makeen të Vaziristanit jugor dje në mbrëmje“, njoftoi ushtria pakistaneze në një deklaratë.

Gjithashtu u vranë 4 militantë gjatë përleshjes së armatosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vaziristani i Veriut dhe Vaziristani i Jugut, dikur i quajtur si djepi i militantizmit, janë në mesin e dy nga shtatë ish- rajonet fisnore gjysmë-autonome në Pakistan ku ushtria ka kryer një seri operacionesh që nga viti 2014 për të eliminuar talebanët pakistanezë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operacionet e njëpasnjëshme e kanë shtyrë grupin drejt Afganistanit fqinj, ndërkaq Islamabadi pretendon se rrjeti tani ka ngritur baza përtej kufirit për të sulmuar forcat e sigurisë dhe civilët pakistanezë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?