Përplasjet në distancë, Kim Jong Un shtang të gjithë me deklaratën e tij

I përfshirë në diplomacinë për armët e Koresë së Veriut, një ish-zyrtar i CIA-s, ka thënë se udhëheqësi i këtij shteti, Kim Jong Un, ka deklaruar se ai nuk dëshiron që fëmijët e tij të jetojnë me barrën e armëve bërthamore.

Jong Un i kishte bërë këto komente në prill të vitit të kaluar në Pyongyang gjatë takimit me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo. Ky takim ishte mbajtur për ta organizuar samitin e parë historik mes liderit të Koresë Veriore dhe presidentit amerikan, Donald Trump, i cili qe mbajtur në qershor në Singapor.

Fjalët e diktatorit të Koresë Veriore i ka cituar ish-zyrtari i CIA-s, Andrew Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e Kim Jong Un: Unë jam baba dhe bashkëshort dhe kam fëmijë. Nuk dëshiroj që fëmijët e mi ta bartin barrën e armëve bërthamore gjatë tërë jetës së tyre.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë samitit të Singaporit, Jong Un dhe Trump ishin zotuar se do të punojnë për paqe dhe për çarmatosjen e Gadishullit Korean. Sidoqoftë, nuk ka pasur ndonjë zhvillim të dalluar që nga ajo kohë. Ata do të takohen sërish të mërkurën dhe të enjten e ardhshme në Hanoi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?