Përqindja e papunësisë në nivelin më të ulët historik
Përqindja e papunësisë në Gjermani arriti në muajin maj në nivelin më të ulët që prej ribashkimit të vendit, në 5,7 për qind, sipas shifrave të korrigjuara nga ndryshimet sezonale të publikuara sot nga Agjencia për punësimin.
Në muajin prill, përqindja e papunësisë e ekonomisë së parë evropiane kishte arritur në 5,8 për qind.
“Rezultati i muajit maj është konform pritjeve të analistëve të pyetur nga ndërmarrjet e shërbimeve financiare “Factset”
“Në një kontekst ekonomik të favorshëm tregu i punës ka qenë gjithashtu në zhvillim, numri i të papunëve ka qenë në rënie edhe në muajin maj, punësimi është rritur dhe kërkesa për punëtorë ka qenë në nivele të larta”, theksoi në një komunikatë Detlef Scheele, kreu i Agjencisë./ /ec/
KOHA JONË SONDAZH

