Përshkallëzohet situata, Izraeli sulmon Rripin e Gazës edhe nga toka
Lufta mes Izraelit dhe Palestinës nuk është aspak e qetë, madje gjakërat janë përshkallëzuar. Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmin e saj ndaj Gazës, ndërsa militantët palestinezë vazhdojnë të gjuajnë me raketa në Izrael në ditën e pestë të luftimeve.
Ushtria e Izraelit tha se forcat ajrore dhe tokësore ishin të përfshira në sulme ditën e sotme, por nuk kishin hyrë në Gaza. Një reporter i ”BBC”, në Gaza tha se kishte bombardime të mëdha që përfshinin anije me armë, avionë luftarakë dhe helikopterë.
Më shumë se 100 njerëz janë vrarë në Gaza dhe 7 në Izrael që kur filluan luftimet të hënën. Turmat hebreje dhe izraelito-arabe kanë luftuar brenda Izraelit, duke e bërë Presidentin e tij të paralajmërojë për luftë civile. Ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz urdhëroi një “përforcim masiv” të forcave të sigurisë për të shtypur trazirat e brendshme që kanë sjellë arrestimin e më shumë se 400 personave.
Policia thotë se arabët izraelitë kanë qenë përgjegjës për shumicën e problemeve dhe hedh poshtë akuzën se ata po qëndrojnë pranë ndërsa bandat e të rinjve hebrenj synojnë shtëpitë arabe.
Në Gaza, palestinezët kanë ikur nga zonat afër kufirit me Izraelin. Hamasi lëshoi tre breshëri të tjera që arrinin në rreth 55 raketa në total në Izrael të enjten më 13 maj në mbrëmje. Zonat e tjera përfshirë Ashkelon, Beersheba dhe Yavne ishin gjithashtu në shënjestër.