Përvjetori i parë i sulmit në Manchester Arena

Ariana Grande, përmes një mesazhi në “Twitter” rikujtoi viktimat dhe të prekurit e sulmit terrorist në një prej koncerteve të saj, të zhvilluar në Manchester të Britanisë së Madhe.

”Me mendjen te ju të gjithë”, shkruante këngëtarja përpara kësaj të marte, kur do të shënohet edhe përvjetori i parë i atij sulmi, që la 22 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur, në momentin kur Salman Abedi do të aktivizonte bombën në përfundim të një prej koncerteve të saj të 22 majit 2017.

Mes shfaqjeve që do të mbahen sot është edhe një shërbesë në Katedralen e Manchesterit, në orën 14 me atë britanike. Ndërkohë në orën 14:30 do të mbahet një minutë heshtjeje kombëtare në nder të viktimave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku i Greater Manchester, Andy Burnham shprehu gjithashtu mbështetjen e tij për cilindo të prekur nga ai shpërthim fatal. ”Sot mblidhemi bashkë për të rikujtuar secilin prej 22 personave, jetët e të cilëve u morën përpara kohe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministrja Theresa May dhe Princi William do t’iu bashkohen familjeve të viktimave dhe punonjësve të emergjencave, të cilët shkuan në ndihmë të të prekurve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?