Pesë minuta para ndërrimit të viteve gjendet i vrarë me thikë një person, arrestohet një çift i ri

Policia britanike ka nisur hetimet për një vrasje të ndodhur vetëm pak minuta para ndërrimit të viteve në Bury të Anglisë.

Ngjarja është raportuar rreth orës 23:55 të mbrëmjes së 31 dhjetorit 2025, kur shërbimet e emergjencës u thirrën për një incident në Tarn Drive. Në vendngjarje, efektivët gjetën një burrë të ri me plagë të shkaktuara nga mjeti prerës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, i riu ndërroi jetë në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Greater Manchester ka konfirmuar se ka arrestuar një djalë dhe një vajzë, të dy 20 vjeç, të cilët dyshohen për përfshirje në këtë ngjarje të rëndë. Të dy ndodhen aktualisht në paraburgim dhe po merren në pyetje nga autoritetet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ekip mjeko-ligjor vijon punën në zonë për të zbardhur rrethanat e plota të krimit, ndërsa policia ka bërë thirrje për çdo person që mund të ketë informacion lidhur me ngjarjen.

Në një deklaratë zyrtare, një zëdhënës i policisë tha: “Rreth orës 23:55 të mbrëmjes së 31 dhjetorit u njoftuam për një trazirë në një adresë në Tarn Drive, Bury. Oficerët gjetën një burrë të ri të plagosur rëndë me thikë. Pavarësisht ndihmës së dhënë, ai humbi jetën.”

Hetimet për këtë vrasje vazhdojnë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?