Peshkaqenë afër bregut, mbyllen plazet turistike në Spanjë

Plazhet spanjolle të njohura për turistët janë mbyllur pasi peshkaqenë të mëdhenj u panë duke notuar pranë bregut.

Plazhistëve iu tha të qëndronin jashtë ujit në plazhin Melenara në Ishujt Kanarie kur një dron policie vuri re një peshkaqen tre metra të gjatë.

Muajin e kaluar, turistëve dhe vendasve iu ndalua hyrja në det pasi një peshkaqen u pa në një plazh në ishullin Menorca.

Policia tha se plazhet do të mbahen nën vëzhgim deri në “zgjidhjen e situatës”.

Sipas kanalit spanjoll të lajmeve Antena 3, shikimet e peshkaqenëve janë të zakonshme në brigjet e Ishujve Kanarie.

SHKARKO APP