Pfizer prodhon pilulën kundër Covid-19, 89% efektive në rastet me rrezik të lartë

Një pilulë eksperimentale për trajtimin e Covid-it, e zhvilluar nga kompania amerikane Pfizer, ul rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 89% te të rriturit e pambrojtur, shkruan BBC.

Ilaçi, Paxlovid, është menduar për përdorim menjëherë pas shfaqjes së simptomave te njerëzit me rrezik të lartë të sëmundjes së rëndë.

Paxlovid, vjen një ditë pasi rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar miratoi një trajtim të ngjashëm nga Merck Sharp dhe Dohme.

Pfizer thotë se i ndërpreu provat herët pasi rezultatet fillestare ishin pozitive.

Mbretëria e Bashkuar ka porositur tashmë 250,000 kurse të trajtimit të ri Pfizer së bashku me 480,000 kurse të tjera të pilulës molnupiravir të MSD.

3 pilula të Paxlovid merren dy herë në ditë për pesë ditë.

Trajtimi i kombinuar funksionon paksa ndryshe nga pilula Merck, e cila fut gabime në kodin gjenetik të virusit.

Pfizer tha se planifikon të paraqesë rezultatet e provës së përkohshme për pilulën e saj tek rregullatori amerikan i ilaçeve, FDA, si pjesë e aplikacionit për përdorim urgjent që filloi muajin e kaluar.

SHKARKO APP