Pika kufitare Rafah, kalojnë më shumë se 20 ambulanca
Njëzet ambulanca nga Gjysmëhëna e Kuqe egjiptiane kaluan përmes pikës kufitare Rafah në Gaza për të marrë palestinezët e plagosur të premten në mëngjes, tha një zyrtar kufitar egjiptian për CNN në terren.
Zyrtari tha se ambulancat pritet të sjellin 29 persona, përfshirë nëntë fëmijë që vuajnë nga kanceri.
Tre palestinezë të plagosur kaluan kufirin Rafah për të marrë trajtim në spitalet egjiptiane të enjten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të atyre që janë transferuar për trajtim në Egjipt në 48.