Piloti i avionit të rrëzuar në Francë, kërkime në Internet për vetëvrasje
Dalin fakte tronditëse, pas tragjedisë së avionit në Francë. Pas analizimit të një pajisjeje “tablet”, që i përkiste pilotit të dytë të fluturimit 9525 të “Germanwings”, Andreas Lubitz, është mësuar se ai kishte kërkuar për metoda vetëvrasjeje në internet vetëm pak ditë përpara sesa të ndodhte përplasja. Kështu theksoi se një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik në Dyseldorf të Gjermanisë, këtë të enjte. Zëdhënësi Christoph Kumpa shtoi gjithashtu se nga tableta e Lubitz është gjetur informacion në lidhje me dyert e kabinave të pilotëve. Analizat e policisë mbi korrespondencat e fundit dhe historikun e tabletit, të gjetur në apartamentin e Lubitz në Dyseldorf, tregojnë se piloti i dytë e kishte përdorur atë prej 16 Marsit deri më 23 Mars. Ndërkohë, punonjësit e kërkimit në Francë kanë gjetur edhe “kutinë e dytë të zezë” të regjistruesit të fluturimit në fjalë, bëri të ditur prokurori nga Marseja, Brice Robin. Me gjetjen e saj shpresohet që të hidhet dritë mbi atë çfarë ndodhi gjatë fluturimit.
KOHA JONË SONDAZH

