Piloti i kapur nga Pakistani kthehet në Indi

Piloti indian, i kapur nga forcat pakistaneze më 27 shkurt, pasi aeroplani i tij është rrëzuar në rajonin e kontestuar të Kashmirit, është kthyer sërish në Indi, me urdhër nga Islamabadi. Abhinandan Varthaman ka kaluar në Indi përmes pikës Wagah më 1 mars, disa orë me vonë sesa që ishte planifikuar procedura fillestare e dorëzimit.

Lirimi i Varthaman ka ardhur një ditë pasi kryeministri pakistanez, Imran Khan ka njoftuar lirimin e tij.

Ushtria e Pakistanit ka thënë se forcat ajrore kanë rrëzuar dy aeroplanë të flotës ajrore indiane dhe kanë kapur një pilot më 27 shkurt, në zonën e Kashmirit që administrohet nga Pakistani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tensionet në mes të Islamabadit dhe Nju Delhit janë rritur prej 14 shkurtit, kur një sulm vetëvrasës ka lënë të vdekur të paktën 41 trupa indiane në Kashmirin me shumicë myslimane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi militaint, Jaish-e-Mohammad (JeM) ka marrë përgjegjësinë për sulmin në forcat indiane të sigurisë, më 14 shkurt.

India ka thënë se fqinji i saj ka pasur “dorë të drejtpërdrejtë” në sulm dhe ka akuzuar atë për ofrim të strehimit të militantëve.

Islamabadi në anën tjetër ka mohuar përfshirjen.

India, fuqi bërthamore dhe Pakistani në anën tjetër kanë luftuar për Kashmirin prej kur kanë fituar pavarësinë e tyre nga Britania më 1947.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?