Piloti ngjitet në avionin e pasagjerëve “xurxull” me alkool, arrestohet!

Një pilot japonez që u arrestua në Aeroportin e Heathrow pasi ishte në gjendje të dehur ka pranuar se kishte kaluar nëntë herë limitin e alkoolit.

Katsutoshi Jitsukawa, 42 vjeç, i cili punon për Japan Airlines, u arrestua më 28 tetor pasi dështoi në testin e alkoolit.

Ai kishte 189mg alkool për 100ml gjak në sistemin e tij, ndërkohë që kufiri ligjor për një pilot është 20mg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të enjten, Gykata e Uxbridge u deklarua fajtor për tejkalimin e kufirit të alkoolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mediat japoneze raportuan se policia u alaramua nga shoferi i një autobusi që nuhati erën e alkoolit tek piloti.

42-vjeçari që do bënte udhëtimin për në Tokio, shkaktoi 60 minuta vonesë në linjën ajrore japoneze.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?