FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Piu helm gjatë seancës në Hagë, vdes i akuzuari për krime lufte

Ekipi i ndihmës së parë mjekësore duke u ngutur për në sallën ku mbahej procesi kundër Praljakut

Gjyqtarët kanë pezulluar një seancë të apelit, pasi njëri prej gjashtë kroatëve të Bosnjës, të akuzuar për krime të luftës, ka pirë atë që tha se ishte helm, duke brohoritur dhe duke e ngritur një gotë te buzët e tij në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Një zyrtar i gjykatës më vonë ka thënë se i akuzuari, Sllobodan Praljak, ka nderruar jete.

Praljak, ish-komandant i forcave kroate në Bosnjë gjatë luftës në periudhën 1992-95, dukej teksa pinte diçka disa momente para se gjyqtarët e konfirmuan dënimin e tij me 20 vjet burg, shkruan rel.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sllobodan Praljak nuk është kriminel lufte. E refuzoj vendimin me neveri”, tha Praljak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjyqtari kryesues, Camel Agius, me të shpejtë e ndali procesin e dëgjimit të sotëm. Ka mbetur e paqartë nëse Praljak kishte pirë helm dhe cila është gjendja e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?