Piu shurupin ”magjik” kundër Covid-19, infektohet ministrja

Kishte marrë publikisht një “shurup magjik” kundër Covid-19, i cili në fakt nuk ishte gjë tjetër veçse një përzierje mjalti me arrë moskat, dhe pretendonte se ai bënte mrekulli kundër virusit. Madje e përshkruante si një pije të natyrës hyjnore.

Shurupi i jashtëzakonshëm duket se nuk i bëri punë ministres së shëndetësisë në Sri Lanka, e cila rezultoi pozitive ndaj Covid-19 pas dy testeve e pasi kishte qëndruar dhe në izolim. Vetëm muajin e kaluar, mijëra persona ishin mbledhur në qytetin Kegalle, në veriperëndim të Sri Lankas, për të marrë një dozë të “ilaçit magjik” i cili, sipas Wanniarachchi do t`i mbronte nga pandemia.

Komuniteti shkencor kishte paralajmëruar kundër administrimit të këtij produkti të paraqitur si një mrekulli, si një recetë për të shpëtuar njerëzimin nga koronavirusi, pretendon këto të cilat nuk mbështeteshin në ndonjë bazë shkencore.

SHKARKO APP