Pjesë e forcave SAS, 79-vjeçari: Më ofruan 1 milion dollarë për të vrarë Pablo Escobar

Sot është 79-vjeç, por Peter McAleese ka qenë pjesë e forcave të SAS, që kishte si synim për të vrarë mbretin kolumbian të kokainës, Pablo Escobar. Ai kishte për detyrë të drejtonte ekipin për të eliminuar baronin e drogës.

McAleese ka zbuluar se ai ishte pjesë e një ekipi që iu ofrua 1 milion dollarë për “kokën” e shefit të kartelit Medellin. “Ne fluturuam në Kolumbi dhe u takuam me një djalë të quajtur Jorge Salcedo dhe ai na informoi për atë që po ndodhte. Takuam më pas 2 biznesmenë që në fakt ishin pjesë e kartelit Cali”, nis rrëfimin 79-vjeçari.

McAleese tregon se si Salcedo, i cili ishte pjesë e bandës rivale të kartelit Cali, po koordinonte sulmin dhe ai donte të rekrutonte një ekip për ta kryer atë. Peteri ishte personi i parë që kishte pyetur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me një pasuri që vlerësohej më shumë se 40 miliardë paund, Escobar konsiderohej si krimineli më i pasur në histori. Në kulmin e tij, ai kontrabandonte 15 tonë kokainë në ditë, ndërsa kartelet rivale mbaheshin larg me plumba dhe bomba.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?