Planet tatimore të Trump/ Administrata synon ulje të taksave me 10% për klasën e mesme

Administrata e Trump po konsideron një shkurtim prej 10% të taksave për amerikanët e klasës së mesme, në paketën që synon ta propozojë përpara zgjedhjeve të Nëntorit.  “Do dëshironim një shkurtim me 10% të taksave për klasën e mesme dhe të bëjmë disa  shkurtime të tjera tatmiore të përhershme”, tha Drejtori i Këshillit Kombëtar Ekonomik, Larry Kudlow.

Arritja më e madhe e administratës së Donald Trump ishte riorganizimi tatimor i vitit 2017.  Paketa prej 1.5 trilionë dollarë uli normën tatimore për korporatat dhe individët. Megjithatë, uljet tatimore ndaj të ardhurave personale pritet të skadojnë pas 2025.   Masat fiskale janë kritikuar nga demokratët pasi favorizojnë bizneset dhe të pasurit më shumë se amerikanët mesatarë.

Prezantimi i paketës së re mund të forcojë pozitën e Trump përpara zgjedhjeve të 3 Nëntorit.  Sipas burimeve të administratës, Trump po konsideron të propozojë një incentivë tatimore që synon të inkurajojë familjet amerikane që të investojnë tek tregu i aksioneve.   Megjithatë, ndryshimet e politikave tatimore kërkojnë miratimin e kongresit, ç’ka do ta bëjë të vështirë fitoren e Shtëpisë së Bardhë.

SHKARKO APP