Plani “hollivudian”për vrasjen e Kim Jong-un

U kthye në një çështje të rëndësishme politike dhe mesa duket do të korrë sukses për këtë arsye. Filmi “Intervista” po shfaqet në këtë ditë të rëndësishme për botën e krishterë në rreth 320 kinema anë e mbanë Shteteve të Bashkuara.

Të gjitha biletat janë të shitura, treguesi kryesor për kërshërinë që kanë shikuesit te kjo parodi politike. Ndërsa prodhuesit e filmit besojnë se ai do të thyejë rekordet e arkëtimit që në ditën e parë të shfaqes.

Filmi “Intervista” ka në qendër të tij planin sekret të CIA për të vrarë liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Dhe për t’ia arritur qëllimit, ajo vendos të përdorë drejtuesit e një talk-show të njohur në Shtetet e Bashkuara, të cilët janë ftuar nga kreu i shtetit komunist për të dhënë një intervistë.

Kjo parodi nervozoi autoritetet koreano-veriore, të cila akuzohen nga FBI se orkestruan një sulm kibernetik mbi bazën e të dhënave të kompanisë Sony që prodhoi filmin, ndërsa kërcënuan me akte terroriste Shtetet e Bashkuara, në rast se ai shfaqej.

SHKARKO APP