Plani i ri për Ukrainën, zbulohet projekti amerikan me zona neutrale pa trupa të NATO-s

SHBA po shqyrton një plan për krijimin e një zone të çmilitarizuar mes Rusisë dhe Ukrainës, e cila do të monitorohej nga satelitë dhe dronë amerikanë, por pa praninë e trupave tokësore të NATO-s.

Sipas raportimeve të NBC News, në vend të forcave të aleancës, po diskutohet mundësia që në këtë zonë të përfshihen trupa nga vende joanëtare të NATO-s, si Arabia Saudite apo Bangladeshi. Ky skenar parashikon që asnjë ushtar amerikan të mos vendoset në Ukrainë, ndërsa Kievi të nënshkruajë marrëveshje sigurie dypalëshe me partnerë jashtë kornizës së nenit 5 të NATO-s.

Një element kyç i diskutimeve është shmangia e përfshirjes direkte të NATO-s, për të mos provokuar reagim nga Kremlini. Megjithatë, sfidë mbetet përcaktimi i kritereve se çfarë do të konsiderohej shkelje nga Rusia dhe cili do të ishte reagimi i palës tjetër. Po ashtu, bisedimet përfshijnë edhe çështjen e sigurisë në Detin e Zi, ku Turqia do të ketë rol kryesor në garantimin e lëvizjes së lirë të anijeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plani, për momentin, mbetet vetëm në fazë diskutimi, pasi kërkon dakordësinë e presidentit rus Vladimir Putin, homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky, si dhe udhëheqësve të vendeve të tjera të përfshira, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?