Plani i rimëkëmbjes ekonomike mbledh ballë për ballë udhëheqësit e BE, ngërçi me shtetet kursimtare
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian takohen sot për herë të parë ballë për ballë, qe prej kohes se shpërthimit te pandemise se koronavirusit në mes të marsit.
Ata pritet të diskutojnë për paketën stimiluese ekonomike, në vlerë prej 750 miliardë eurosh, për periudhën e pas koronavirusit.
Çështja kryesore është se sa pjesë të fondit të rikuperimit do të shpërndahen si grante dhe sa si kredi.
Ata po ashtu duhet të dakordohen për buxhetin shtatëvjeçar, në vlerë prej 1.07 trilion eurosh të tjera.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha përpara samitit se “pozicionet janë ende të ndara”.
Plani i rimëkëmbjes, i cili mbështetet nga Franca dhe Gjermania, aktualisht parasheh 500 miliardë euro grante dhe subvencione dhe 250 miliardë euro kredi.
Shtetet me më shumë kursime, si Austria, Suedia, Danimarka dhe Finlanda, duan kontroll mbi mënyrën e shpërndarjes së parave.
Shtetet e jugut, si Italia dhe Spanja, thonë se një gjë e tillë do ta bllokonte procesin.
Takimi në Bruksel pritet të vazhdojë edhe në fundjavë, por liderëve të BE-së mund t’iu duhet më shumë kohë për të arritur marrëveshjen përfundimtare.
Banka Qendrore Evropiane ka parashikuar tashmë rënie prej 8.7% të ekonomisë së Eurozonës këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit. /Rel