FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Planifikonin terror natën e Vitit të Ri, policia turke arreston 201 persona

Autoritetet turke kanë arrestuar 201 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS dhe për planifikim sulmesh terroriste në festat e fundvitit.

“Policia ka arrestuar të enjten 124 persona dhe premten 77 të tjerë, në 14 provinca”, njoftoi Agjencia Anadolli.

“Mes të dyshuarve ishin edhe disa shtetas të huaj. Policia identifikoi dokumente dhe materiale digjitale që zbulonin plane për sulme terroriste në prag të Vitit të Ri”, sipas raportit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kontrollet e papritura të policisë zhvillohen pothuajse një vit pas sulmit terrorist të ISIS-it në një klub nate, në Stamboll, ndërsa pjesëmarrësit ishin duke festuar natën e Vitin e Ri, duke shkaktuar vdekjen e 39 personave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?