Plas “sherri” mes Trump dhe Clinton në rrjetet sociale
Presidenti i Shtetve të Bashkuara Donald Trump dhe ish-pretendentja për këtë post, Hillary Clinton njihen për gjuhën e ashpër ndaj njëri-tjetrit dhe akuzat për të cilat tashmë dihen botërisht.
Së fundmi mes ish-zonjës së parë të Amerikës dhe Trumpit ka ndodhur një përplasje në Twitter pas publikimit të disa lajmeve se, kjo e fundit do të garonte në presidencialet e 2020-ës.
Të dy u përballën gjatë zgjedhjeve të 2016-ës, ndërsa debatet vijojnë edhe sot në rrjetet sociale, me Trump që e quan ish-zonjën e parë të “lodhur”, ndërsa kjo e fundit i quan disa përkrahës të Trump “të mjerë”.
“Unë mendoj se si e kërrusur që është, Hillary Clinton duhet të hyjë në garë për të provuar dhe vjedhur atë larg nga Uber Left Elizabeth Warren. Vetëm një kusht. Një i shtrembër duhet të gjitha kundravajtjet ligjore dhe krimet e kryera, duke përfshirë mënyrën se si dhe pse ajo fshiu 33,000 posta elektronike”, shkruan Trump, ndërsa Clinton që i përgjigjet: “Mos më provoko. Bëj punën tënde”.